Kryetari i partisë NSDP, Tito Petkovski në emisionin “Studio 10” në Tv 24 ka folur rreth faktit se përse një pjesë e opinionit maqedonas janë në favor të Rusisë dhe Putinit.
Ai theksoi se maqedonasit e lavdërojnë presidentin rus Vladimir Putin në rrjetet sociale, sepse janë në kërkim të një lideri që do t’i mbrojë me dorë të fortë në qeverisje dhe që do t’i kundërshtojë padrejtësitë e Perëndimit.
“Vetëm nga ky aspekt mbështetet Putini. Njeriu ynë kërkon një lider, një lider që do t’i mbrojë dhe do të hapë perspektivat e tyre dhe prandaj ata kërkojnë një person autoritar. Kjo është arsyeja pse Vuciq më shumë ia del dhe momentalisht është më autoritari në Ballkan. Një shtet të vogël si Maqedonia mund ta mbani me dyer të mbyllura për 30 vjet dhe t’i bindni qytetarët pa ia dhënë këtë të drejtë. Prandaj kështu nuk mund të duhet BE dhe pastaj njerëzit drejtohen tek personi që kundërshton një botë të tillë”, tha Petkovski.
Ai shtoi se vetë Perëndimi po jep shembuj të këqij me sanksionet kundër Rusisë dhe se lufta ekonomike do t’u kushtonte shtrenjtë qytetarët.
“Asnjë argument nuk mund të justifikojë sjelljen e Perëndimit dhe dëbimin e artistëve…, ndalimin e teatrit të operës për të mos ekspozuar veprat e Çajkovskit, përjashtimin e klubeve sportive, Chelsea në Angli…, është e vështirë të vlerësohet se në cilin drejtim do të shkojë”, komenton politikani i vjetër maqedonas.
Sipas tij, Maqedonia duhet të ndjek politikën e saj të pavarur, e jo verbërisht të ndjekë interesat e të tjerëve.
“Shtetet e Bashkuara nuk blejnë më shumë naftë nga Rusia, por tani kanë hapur marrëveshje për furnizimin e naftës nga armiqtë e saj – Venezuela dhe Irani. Prandaj them se Maqedonia duhet të ndjekë politikën e saj pragmatike. Pas kësaj “jo” të BE-së përmes Borrelit, Maqedonia duhet të angazhohet për interesa afatgjata. Evropa do të luftojë problemet e saj të brendshme për një kohë të gjatë,” tha Petkovski.
Ai është një nga politikanët e vjetër socialdemokrat, që u transferuan në politikë nga periudha e socializmit dhe se ishte edhe kandidat për president që nuk siguroi votat e shqiptarëve. (INA)