Titulli josh titullarët, Liverpool ka gati paketën e rinovimeve

Picture of Ina Online
Ina Online

22/04/2025

Me titullin në Angli të xhep, Liverpool vijon punën për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri. Të kuqtë befasuan pak ditë më parë duke rinovuar kontratat me dy titullarë, mbase më të rëndësishmit në skuadër, Momo Salah dhe kapitenin Van Dijk, të dy ishim me një këmbë larg Liverpooli-t pasi ishin futur në vitin që i përfundonte kontrata.

Me bekimin e trajnerit Slot, të kuqtë nuk kanë ndërmend të ndalen këtu pasi plani i tyre është të blindojnë edhe disa lojtarë të tjerë. Në liste pritje janë Diogo Jota, Ibrahima Konate dhe Luis Diaz.

Në lidhje me sulmuesin portugez, Digo Jota po joshet prej kohësh nga Arabia Saudite, por sipas mediave angleze, drejtuesit e Liverpool janë gati t’i ofrojnë një kontratë të re edhe pse futbollisti po mbyll një sezon shumë të vështirë ku ka shënuar vetëm 6 gola në Premier League, por përcaktues në këtë paraqitje të dobët kanë qenë dëmtimet e shpeshta. 28-vjeçari përfiton në Liverpool 140,000 sterlina në javë, por shihet nga drejtuesit si një element shumë i rëndësishëm për të ardhmen. I njëjti diskutim edhe për dy lojtarët e tjerë, Konate dhe Luis Diaz.

Sigurisht, të kuqtë nuk do të mjaftohen vetëm me rinovimet, por pritet të jenë aktiv gjatë merkatos së verës, në një kohë kur një vit më parë lëvizën pak ose aspak në merkato, ku u mjaftuan vetëm me blerjen e Chiesa-s. Kjo është vera e duhur për të investuar në hyrje, me objektiv mbrojtjen e titullit në Premier League dhe të rikthehen konkurrues në Champions.

(BalkanWeb)

TË FUNDIT

Ndodh ajo që i frikësoheshin të gjithë, Egli merr vendimin shokues në lidhje me veten pas daljes nga Bigu

FSK dhe Ushtria Amerikane Forcojne Aleancën Strategjike: Nenshkruhet Marrëveshja Historike per Sigurine dhe Teknologjin e Avancuar

Liderët politikë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Presidenten Osmani

Fetahu: Me ardhjen time në BFI, të gjitha xhamitë u kthyen në kontroll të BFI-së

Nazim Taipi: Rruga Tetovë–Prizren është në pikën zero, partneri më i madh na bllokonte – nuk do të bëhet brenda këtyre katër viteve

Kiara po bëhet me shtëpi të re, ka një hall për vajzën

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË