Tjetër skandal në Kishën Katolike, 3766 fëmijë të abuzuar në Gjermani

0

Një tjetër raport ka nxjerrë në dritë abuzimet e klerikëve të Kishës Katolike ndër vite, kësaj radhe në Gjermani.

Sipas raportit, mbi 3,766 fëmijë në Gjermani janë sulmuar nga priftërinjtë katolikë në mes të viteve 1946 dhe 2014.

Raporti – i porositur nga Konferenca e Peshkopëve gjermanë dhe e drejtuar nga Universitetet e Giessen, Heidelberg dhe Mannheim – ka katër vite që përgatitet dhe pritet të publikohet më 25 shtator.

Në bazë të asaj që thuhet në raport, rreth 1,670 klerikë në Gjermani kanë kryer një formë të sulmit seksual ndaj 3,677 të miturve. Shumica e viktimave ishin djem dhe më shumë se gjysma ishin 13 vjeç ose më të rinj

Ndërkohë, një zëdhënës i Kishës u shpreh se është “i tronditur dhe i turpëruar” nga gjetjet.

Ky raport është i radhës që publikon dhe nxjerr në dritë abuzimet dhe skandalet e Kishës Katolike ndër vite.

Komentet

komentet