Tifozat Kuq e Zi, tifogrupi më i zjarrtë dhe më pasionant i kombëtares shqiptare të futbollit, për herë të parë pas më shumë se 21 vitesh nuk do të jetë i pranishëm në stadium.
TKZ kanë vendosur të bojkotojnë jo një ndeshje të zakonshme, por një përballje të zjarrtë si ajo me Serbinë ditën e shtunë.
Ata bëjnë me faj FSHF-në duke thënë se manipulon dhe bën pazar me biletat, çmimi i të cilave shkon deri në 1000 euro.