Tmerr në avionin Stamboll-New York, shqiptari flet si u rrezikua jeta e qindra udhëtarëve (VIDEO)

0

Momente paniku dhe frike kanë përjetuar pasagjerët e avionit të kompanisë turke Turkish Airline. Mësohet se avioni i drejtimit Stamboll-New York ka hyrë në masa ajrore të forta dhe ka humbur ekuilibrin.

Mediat turke raportojnë se avioni i nisur nga Stambolli në momentin që ka hyrë në fushën ajërore të SHBA-së është futur në masa të forta ajrore dhe për pasojë ka ndikuar në ekuilibrin e avionit. Pas kësaj u shkaktua panik te pasagjerët dhe 28 prej turke morën plagë të lehta. Ndër ta ishte edhe një shqiptar, Sead Nikaj i cili u shpreh për gazetën amerikane New-York Times se pas kësaj që pa me sytë e tij nuk do të hipë më në avion.

“Po kthehesha nga Shqipëria dhe 40 minuta para uljes në New York u përplasëm me rryma ajrore. Pas një periudhe qetësie sërish u përplasëm me një rrymë më të fortë. Njerzit filluan të bërtasin dhe të luteshin për jetën. Kurrë më parë nuk kisha përjetuar një gjë të tillë.” tha ai. E megjithatë të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe vetëm disa prej tyre kanë thyerje të kockave.