Tmerr në Greqi/ E preu makineria e mishit, humb jetën shqiptarja në sy të vajzës

ina-online
ina-online

30/09/2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Mesolongi të Greqisë mbrëmjen e djeshme, ku një grua shqiptare ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë.

Mediat greke shkruajnë se viktima, rreth 50 vjeç, kishte shkuar për të pastruar makinerinë që pret mishin në një dyqan. Por fatkeqësisht, gruas shqiptare iu bllokuan flokët tek makineria dhe humbi jetën.

E gjithë skena tragjike ndodhi përpara syve të vajzës së viktimës, e cila shoqëronte të ëmën. Vajza nisi të bërtasë dhe në vendngjarje shkoi policia, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse.

E bija, për shkak të ngjarjes së rëndë, ka mbetur e traumatizuar.

Sipas mediave greke, mësohet se gruaja shqiptare dhe vajza e saj punonin të dyja duke pastruar nëpër dyqane.Viktima jetonte prej 2 vitesh në Mesolongi së bashku me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin 10 vjeç.

Ajo ishte larguar nga Shqipëria pas ndarjes nga bashkëshorti dhe kishte shkuar në Greqi.

Një banor i lagjes ku jetonte viktima, ka folur me fjalë pozitive për të ndjerën.

“Ajo ishte shumë e mirë, punonte nga mëngjesi deri në darkë me vajzën duke pastruar dyqane për të nxjerrë bukën e gojës”./Opinion.al

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

aksident

Dy shqiptarë në mesin e tri viktimave në aksidentin në Venecia

abrib

Zvicër/Vjedhën gjashtë tonelata abrib – denoncohen dy kosovarë

gjermani

Mbetet mister vrasja e shqiptarit në Gjermani

shqiptari nga italia

Arratiset nga burgu italian “mbreti” i drogës, kush është 34-vjeçari shqiptar…

Gjermani euro

Një nënë nga Ballkani tregon se si kursen 800 euro në muaj në Gjermani

Screenshot_2023-12-06-15-00-06-197_com.facebook.katana-edit

Madhështore! Kjo vajzë nga Kosova shpallet më inteligjentja në Gjermani

Rushit Ajro

Ndërroi jetë një nga veprimtarët e dalluar të komunitetit shqiptar në Çikago

Screenshot_2023-12-05-16-58-38-812_com.facebook.katana-edit

Shqiptarja Eurona Jakupi, dje refugjate, sot policja më e re në Gjermani!

policia-italiane

Arrestohen “skifterët” shqiptarë në Itali, grabitën 17 banesa

INFO

NA NDIQ