Tmerret që s’kanë fund!

INA
INA

28/05/2023

shkruan: Enver Robelli

▶️ Mediat zvicerane njoftojnë se në qytetin Vevey një shtetas kosovar (42-vjeç) ka vrarë partneren e tij kosovare, 37-vjeçare. Viktima është goditur me thikë. Dorasi u paraqit në një stacion policie dhe deklaroi se e kishte lënduar partneren në banesë. Kufoma e gruas u gjet nga policia. I dyshuari për vrasje u arrestua. Ky çift ka 4 fëmijë.

▶️ Në shtator të vitit të kaluar një shqiptar me shtetësi zvicerane vrau gruan e tij në shtëpinë e tyre afër Zürichut. Dorasi gjendet ende në paraburgim. Procesi gjyqësor kundër tij mund të fillojë këtë vit.

▶️ Në mars të vitit që shkoi në një qytet buzë Liqenit të Zürichut një shqiptar vrau gruan e tij. Ajo ishte 32-vjeçare. Çifti i kishte 3 fëmijë.

▶️ Raste të ngjashme viteve të fundit kanë ndodhur edhe në Gjermani, në diasporën shqiptare. Këtë javë një 28-vjeçare u vra në Aachen nga ish-bashkëshorti i saj.

▶️ Këto raste duhet të alarmojnë si diasporën ashtu edhe shoqërinë kosovare. Vrasja e grave është krim i rëndë jo vetëm ndaj viktimave, por edhe ndaj shoqërisë. Patriarkalizmi, krenaria e rrejshme, mungesa e edukimit për zgjidhjen e problemeve në mënyrë të padhunshme po e dëmtojnë rëndë imazhin e shqiptarëve në diasporë. Është momenti i fundit për t’iu kundërvënë gra-vrasësve primitivë.

*teksti i huazuar nga postimi i autorit në facebook

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Xhelal Zejneli

SHQIPTARËT DHE ORIENTIMI I TYRE

menduh thaci ali ahmeti

Paqja mes BDI-së dhe PDSH

KALOSH-CELIKU

PLAKAT VIJNË PARA PRANVERËS

MUHAMED-HALILI

Të gjitha preambulat e Maqedonisë: si u cunguan të drejtat e shqiptarëve?

dijana toska

Kauza fetare parazgjedhore!

Shaban Murati

Sovranistët e leshit

medai-shaholli

Edhe dy titistë të rinj shqiptarë nga SDSM-ja, kandidatë për deputetë!

Refik-HASANI

Serbia, përmes rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, përgaditet për luftë

Naser Pajaziti

Kush e solli Rusinë?!

INFO

NA NDIQ