Togeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Islam Bajramaj, ka përfunduar me sukses kursin bazik për oficer të këmbësorisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë kurs përveç ushtarakëve nga Amerika kanë marrë pjesë edhe ushtarak nga: Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Tailanda, Koreja e Jugut, Uruguai, Singapori, Lebanoni dhe Hungaria.
“Për shkak të rezultateve të treguara, toger Bajramaj ka marr çmimin studenti internacional më i mirë (International Honour Graduate Student) dhe ka hyrë në listën e komandantit (Comanders list)”, ka njoftuar FSK-ja.