Toka e mjaltit” prej sot në kinematë franceze

0

Filmi dokumentar “Toka e mjaltit” e Lubomir Kostov dhe Tamara Kotevska prej sot shfaqet në kinematë franceze, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

“Toka e mjaltit” vazhdon me pushtimin e publikut në botë, pas nominimit për çmimin Oskar. Filmi prej sot shfaqet në kinematë franceze, që paraqet raritet të vërtetë për një film dokumentar, me çka i jepet rëndësi shtesë vetë cilësisë së filmit.

“Toka e mjaltit” dhe Atixhe do të zbulohen nga publiku francez, por paraprakisht shtypi francez dhe kritikët e filmit patën mundësi të njihen mirë me ta. Shtypi francez është i njëzëshëm në kritikat e veta – të gjitha janë pozitive dhe me lëvdata për këtë “odë për natyrën dhe jetën e thjeshtë, sado që ajo të jetë e vështirë”.

Dalja e filmit “Toka e mjaltit” në Francë është mundësi për organizim të debateve, si ai i paraparë sonte në kinemanë Star në Strasburg, nën patronatin e ambasadores së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Francë, Jadranka Çaushevska-Dimov, organizuar nga shoqata “Asapistra” e bletarëve nga Alzasi, dhe shoqatës së miqësisë Alzas Maqedoni (ALMA).

Nesër në Nansi në kinemanë “Kameo” gjithashtu është organizuar mbrëmje filmike në orën 20:00, shoqëruar me debat njëorësh organizuar nga MFF në Nansi, i cili për herë të parë e shfaqi filmin në Francë, me pjesëmarrje të Zoran Barbutov, ushtrues i detyrës së misionit të përhershëm të RMV-së pranë Këshillit të Evropës në Strasburg dhe gazetarit Toni Gllamçevski i cili është edhe kryetar i MFF Nansi. Në këto debate është paraparë të flitet për vetë filmin, por edhe për shumë aspekte në përgjithësi nga jeta dhe ajo që mund t’i tërheqë francezët në Maqedoninë e Veriut.