Tomini: Koronavirusi në Shqipëri tani ka agresivitet më të lartë

0

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, shprehet se koronavirusi këtë javë ka shfaqur një agresivitet më të lartë.

E ftuar në emisionin “Real Story” në News24, Tomini deklaroi se faza e grupmoshave të prekura janë zgjeruar, duke shkuar në 30-40 vjeç.

“Në këto javë virusi ka treguar se po kryen ato veprimet fiziologjike. Grupet e riskut janë pësuar dhe rastet e vdekjeve. Virusi ka treguar se ka transmetueshmëri dhe agresivitet.

Tendenca, kemi vënë re, që kemi një zgjerim të fashës së grupmoshës, 30-40 vjeç, me simptoma ta shfaqura.

Kemi një rrjedhë fiziologjike të transmetimit të virusit në vend. Agresivitet është më i lartë”, tha ajo.