Deputeti demokrat dhe nënkryetar i Komisionit parlamentar për punë të jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, Tomor Alizoti zhvilloi sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Një takim shumë i përzemërt dhe i rëndësishëm me Kryeministrin e Kosovës. Ngjarjet dhe tensionet në veri të Kosovës, lufta e pandërprerë e Serbise për të mbajtur në krizë të vazhdueshme Kosovën dhe përpjektjet e qeverisë së Kosovës dhe shqiptarëve patriotë për të mos u nënshtruar ishin në qender të bisedës. Kurti po shfaq forcë, dinjitet. Shqipëria duhet të jetë me Kosovën. Partnerët ndërkombëtarë janë jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe pazëvendësueshëm”, nënvizoi deputeti i PD-së, Tomor Alizoti.(INA)