Tomorr Morina ja kur do të kthehet në Kosovë

0

Ish-ushtari i UÇK-së, Tomorr Morina nesër pritet të lirohet nga paraburgimi pasi që për disa ditë po qëndron në Shutkë. Ai u ndalua më 24 korrik sipas një fletëarresti të lëshuar nga Interpoli, përmes Serbisë.
Gurakuç Dobruna, djali i hallës së Tomorrit theksoi për portalin “Insajder” se Tomorri nesër pritet të lihet i lirë dhe të udhëtojë drejt Kosovës.
“Vendimi është marrë, por për t’u liruar mund të lirohet nesër, sepse burgu e pret dokumentin e vendimit”, ka thënë ai për Insajderin. Shteti serb kishte vazhdimisht kishte kërkuar ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së. Ndërkaq në Gjakovë u organizua protestë kundër arre stimit të tij. (INA)