Top 10 agjentët që kanë më së shumti lojtarë nën menaxhim, por edhe vlefshmëri të ‘çmendur’

Afati kalimtar i transferimeve të kësaj vere po shkon drejt fundit dhe klubet po nxitojnë që t’i realizojnë edhe pak shënjestra që u kanë mbetur.

Javët e fundit të çdo afati mund të rezultojnë gjithmonë të jenë një çështje mjaft e furishme, me klubet që janë në panik duan t’i realizojnë edhe disa prurje të reja.

Tashmë një grumbull monumental parash është shpenzuar nga klubet dhe kjo duket se do të rritet në ditët në vijim, ndërsa ata kërkojnë të finalizojnë skuadrat e tyre për sezonin në vazhdim.

Klubet si Liverpool dhe Real Madrid grumbulluan shuma masive për të sjellë Darwin Nunez dhe Aurelien Tchouameni në klubet e tyre përkatëse, ndërsa Barcelona nuk e la më keq.

Kjo sepse, nëse jeni një agjent i suksesshëm futbolli, atëherë vera është me të vërtetë koha më e mrekullueshme e vitit.

Agjentët në të gjithë globin mund të marrin pasuri të vogla duke lehtësuar shitjen e një lojtari të dy klubeve dhe, kur keni një gamë të gjerë lojtarësh, këto shifra mund të rriten në shuma mahnitëse.

Por, cili nga të ashtuquajturit super agjentë po përfitojnë më së shumti nga shitja e lojtarëve dhe kush ka më së shumti futbollistë nën menaxhim?

E pra, falë një studimi të thelluar nga SportingPedia, mund të zbulohen 10 agjentët me grupin më të vlefshëm të superyjeve në kontrollin e tyre.

Shikoni listën e plotë në grafikun e SportingPedia më poshtë:

Jonathan Barnett kryeson listën falë gamës së tij masive që e sheh atë të përfaqësojë, përmes ICM Stellar Sports, interesin e një numri të jashtëzakonshëm 794 lojtarësh.

Kjo do të thotë se vlera mesatare e lojtarit të tij është shumë më e ulët se ajo e konkurrentit të tij më të afërt, Jorge Mendes, i cili përfaqëson 137 lojtarë.

Paulo Bursado, Rafaela Pimenta dhe Pini Zahavi më pas përfundojnë pesëshen e parë me vlera të qëndrueshme prej 852.7 milionë euro, 760.1 milionë euro dhe 345.55 milionë euro respektivisht. /Telegrafi