Nëpërmjet kanaleve zyrtare të “L’Equipe”, pasditen e djeshme janë zbuluar kandidatët për fitimin e “Topit të Artë” 2024 dhe çmimet dytësore, që lidhen me të. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 28 tetor në “Théâtre du Châtelet” të Parisit.
Më poshtë janë kandidatët për të fituar çmimin si “Trajneri më i mirë i vitit 2024”. Italia është padyshim e përfaqësuar mirë, me Carlo Ancelottin ndër favoritët për të fituar, duke konkurruar me trajnerin spanjoll Luis De La Fuente dhe atë argjentinas Lionel Scaloni. Në garë është edhe Gian Piero Gasperini, fitues i “Europa League”, ndërsa bie në sy mungesa e Simone Inzaghit.
Ja kandidatët për çmimi në fjalë:
Xabi Alonso (Bayer Leverkusen/Spanjë)
Carlo Ancelotti (Real Madrid/Itali)
Luis De La Fuente (Spanjë)
Gian Piero Gasperini (Atalanta/Itali)
Josep Guardiola (Manchester City/Spanjë)
Lionel Scaloni (Argjentinë)