Topi i Artë, Mbappe, forma e Vinicius dhe sfida ndaj Interit, rrëfehet Benzema

Karim Benzema doli në konferencën para sfidës ndaj Interit e cila zhvillohet të mërkurën në “San Siro” në UEFA Champions League.

Francezi i cili është njeriu i momentit te Reali, ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 4 asiste, ka folur edhe për Topin e Artë.

Benzema nuk e fshehu deshirën e çdo lojtari për ta fituar atë.

Ai më pas foli edhe për Mbappe, Vinicius e shumë tema tjera.

“Ne jemi një ekip shumë i fortë, unë gjithmonë përpiqem të ndihmoj shokët e mi të skuadrës me asistime dhe gola, por në fund gjithmonë duhet të fitojmë diçka. Topi i Artë është ëndrra e të gjithë lojtarëve dhe natyrisht edhe e imja, por e rëndësishme është ajo që bëj me shokët e skuadrës, dua të fitoj tituj “, tha sulmuesi francez.

Mbappe: “Mendoj se është folur shumë për të, ne e dimë se çfarë lojtari është. Tani le të përqëndrohemi në ndeshjen e nesërme kundër Interit”, theksoi Benzema.

Vinicius: “Ai është një lojtar i ri që tani ka përvojë në këtë klub. Ai na ka ndihmuar shumë dhe ka shënuar gola në fillim të këtij edicioni në LaLiga. Ai me të vërtetë po na ndihmon me ritmin e tij dhe do të jetë kështu gjatë gjithë sezonit. Unë flas me të shumë, kam besim në të dhe nëse mund ta ndihmoj, do ta bëj sepse ai është një lojtar i mirë”./arbresh.info/