Toronto/ Furgoni përplas turmën, konfirmohen 9 viktima dhe 16 të plagosur

0

Nëntë vetë janë vrarë dhe 16 të plagosur pasi një furgon i bardhë përplasi një grup këmbësorësh në Toronto, Kanada. Shifra u konfirmua nga Policia kanadeze. Shoferi i furgonit, i cili ia mbathi fillimisht, u arrestua më pas.

Ngjarja ndodhi në veri të qytetit, në kryqëzimin mes Yonge dhe Finch. Sipas disa dëshmitarëve, shoferi i mjetit nxori një armë, por policia lokale shkroi në Twitter: “Nuk kishte të shtëna”.