Torte me cokollate

INA
INA

10/05/2023

Po kerkoni nje recete te shpejte, te thjeshte dhe qe te kenaqe si ju dhe familjen tuaj? Atehere kjo eshte receta qe ben per ju. Le te shohim atehere si te gatuajme torte me çokollate dhe arra, e perkryer si torte per nje dite te djele, kur keni miq per darke ose per te festuar nje ditelindje.

Perberesit:

300g miell 120g sheqer 100g gjalp 3 veze 150g çokollate te erret 150g arra te grira 15g fryres per embelsira lekura e grire e nje limoni 2 luge gjelle qumesht sheqer pluhur

Udhezimet:

Si fillim shkrini çokollaten me gjalpin, dhe 2 luge qumesht ne nje tenxhere te vogel, ne zjarr shume te ngadalte. e hiqni nga zjarri dhe e lini menjane te ftohet.
Cani arrat, i pastroni dhe i grini ne pjese te vogla. I hidhni tek çokollata dhe gjalpi i shkire duke i trazuar me nje luge te gjithe perberesit.
Ne nje tas te madh hidhni miellin e situr, grini lekuren e nje limoni brenda tek mielli, shtoni fryresin e embelsirave dhe i trazoni bashke te gjitha.
Merrni dy tase. Ne njerin hidhni sheqerin dhe vetem te verdhat e vezeve, kurse ne tjetrin te bardhat e vezeve.
I rrihni fort te verdhat bashke me sheqerin derisa te kete shkrire sheqeri dhe te jete formuar nje strukture kremoze, e dyfishuar ne vellim.
I rrihni fort dhe te bardhat e vezeve, derisa mos te bien nga tasi ne momentin kur ju e ktheni ate permbys.
Hidhni tek tasi me sheqer te bardhat e vezeve, i trazoni me shume
delikatese nga poshte lart, pastaj shtoni perzjerjen e miellit pak nga pak, gjithmone duke e perzier te gjithe strukturen qe po krijohet.
Ne fund shtoni çokollaten e shkrire me arrat, dhe i perzieni te gjithe perberesit bashke.
Nxehni furren ne 180°C.
Lyeni nje tepsi te rrumbullakte me gjalp, hidhni torten e pergatitur ne te dhe e piqni ne 175°C, per rreth 30 min.
Nese siperfaqja nxihet shume por torta s’ eshte pjekur akoma, i vendosni siper nje cope leter alumini.
E hiqni torten nga furri, e lini te ftohet qe te kulloje, vendoseni ne nje pjate te madhe dhe e sherbeni duke e pudrosur siper me sheqer pluhur, me cokollate te shkrire ose me arre kokosi.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

llokum

Receta e vjetër për Rahat-llokume: Gatuhen për 15 minuta!

simite gatim buke miell

Lavash në mënyrën turke: Simitet e njohura sipas recetës së sulltaneshës Mihrimah

pizza-pica

Recetë italiane: Kështu gatuhet pica Calzone klasike!

kepurdha ushqim dietal

Kërpudha të mbushura kreshmore: Racion interesant, i shijshëm dhe i lehtë!

torte torta

Toptha energjie nga çokollata me lajthi dhe fara lulëkuqeje

kacamak me kerpurdha

Kaçamak me kërpudha: Përgatitet për 20 minuta

supe

Çorba shtëpiake nga mishi i pulës sipas recetës së gjysheve tona

Arra

A harroni shpejt? Arrat dhe rozmarina ju vijnë ndihmë

salca tza

Salca Tzatziki

INFO

NA NDIQ