Toshkovski: Është urdhëruar inspektim për punën e policisë për vrasjen e dyfishtë

Picture of INA
INA

14/02/2024

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski urdhërori inspektim në punën e MPB-së për rastin e vrasjes së dyfishtë që tronditi vendin në fillim të dhjetorit, për të cilën i akuzuari kryesor është Ljupço Palevski.

Toshkovski për “TV24” nuk ka dashur të zbulojë më shumë detaje, përveç se dyshon në mënyrën se si ka vepruar MPB në zbardhjen e rastit dhe ka urdhëruar hetim për të parë nëse policia i ka respektuar të gjitha procedurat dhe standardet.

“Cilido qoftë rezultati i shqyrtimit të brendshëm, publiku do ta dijë. Dyshimet e mia mund të jenë të pabaza, por kjo temë duhet të mbyllet”, ka treguar Toshkovski, i cili ka saktësuar se dyshimet e tij kanë lindur pas marrjes së pozitës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe qëllimi i inspektimit është që të kontrollohet në detaje, me fakte dhe argumente, nëse janë ndjekur procedurat nga ky hetim.

I akuzuari për vrasjen e dyfishtë të 14-vjeçares Vanja Gjorçeva dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski ndodhet ende në Turqi, ku me fletarrest ndërkombëtar është arrestuar.

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ditë më parë deklaroi se procedura gjyqësore për ekstradimin e tij ka përfunduar dhe se Palevski së shpejti do të ekstradohet në Maqedoni

TË FUNDIT

Mexhiti: Taravari s’ka vend në Qeveri nëse bashkëpunon me BDI-në

Sela në Click Plus foli për ASH-në dhe Taravarin, çfarë tha…?

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Reagon Gjesti për herë të parë pas fitores së BBVA

Jahoski, pronari i “Pucko Petrol” ofron 2 milionë euro garanci për të dalë nga paraburgimi

Shtyhet sërish seanca konstituive, ky ishte propozimi i Glauk Konjufcës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË