Toshkovski: Për një Maqedoni më të sigurt, donacion nga BE dhe UNDP për policinë kufitare dhe kriminale

Picture of Ina Online
Ina Online

27/01/2025

Ministria e Brendshme e RMV-së mori sot pajisje për të luftuar posedimin, keqpërdorimin dhe trafikimin pa leje të armëve të lehta. Pajisjet do të përdoren në departamentet e policisë kufitare në të gjithë vendin dhe në policinë kriminale.

Pajisjet janë dhuruar në kuadër të projektit “Mbështetje për Forcimin e Luftës kundër Posedimit, Abuzimit dhe Trafikimit të Paligjshëm të Armëve të Vogla dhe të Lehta në Ballkanin Perëndimor” nga UNDP dhe Bashkimi Evropian dhe zbatuar përmes Agjencisë për Kontrollin të armëve të lehta të Ballkanit Juglindor dhe Qendror (SEESAC).

“Donacioni në fjalë, i cili mbështetet nga BE-ja dhe UNDP-ja dhe realizohet përmes SEESAK-ut, do të rrisë ndjeshëm efikasitetin tonë në përballimin e kërcënimeve nga armët e vogla dhe të lehta, në radhë të parë në njësitë organizative për të cilat është menduar kjo pajisje, d.m.th. Departamenti i Policisë Kriminale dhe Departamenti i Çështjeve Kufitare dhe Migracionit, por edhe ministria në tërësi.

Pajisjet që marrim sot nuk janë vetëm objekte, kompjuterë, dronë dhe ndihma të tjera teknologjike, por gjithashtu përfaqësojnë një nxitje për ne si institucion që në vazhdimësi dhe në baza ditore të zhvillojmë një strategji dhe të investojmë përpjekje në parandalimin e keqpërdorimit të armëve të vogla dhe armëve të lehta. Ky projekt paraqet edhe një njohje të bashkëpunimit të suksesshëm që kemi me partnerët tanë ndërkombëtarë nga SEESAK, UNDP dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian”, theksoi ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski.

TË FUNDIT

Edhe Kasami kërkon dorëheqjen e Al Ahmetit nga politika

Shefja e misionit të BE-së:Vuçiq dhe Grenell kanë ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës

Vizita dhe fjalimi i Dodikut, Fronti Evropian kërkoi sqarime nga Stoillkoviqi

Hayvan, je je…

Vrasja në Çair, paraburgim për 5 persona

Rutte: NATO do të punojë me këdo që do ta udhëheqë Kosovën

ME TE LEXUARA

1

Hayvan, je je...
1
Vrasja në Çair, paraburgim për 5 persona

LEXO MË SHUMË