Toshkovski: prokurori i ri duhet të japë kontribut më të madh në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Picture of INA
INA

21/02/2025

Prokurori i ri shtetëror publik duhet të jetë prokuror i cili do të japë kontribut më të madh në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, te qytetarët, thotë ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

I pyetur se cila është kritika më e madhe në punën e prokurorit shtetëror publik Lupço Kocevski, për të cilin Qeveria kërkon shkarkim, Toshkovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas debatit publik për Qyteti i sigurt, tha se “është i qartë qëndrimi i Qeverisë lidhur me atë çështje”.

Qeveria më 11 shkurt mori vendim të fillojë procedurë për shkarkimin e Kocevskit, ndërsa në mbledhje më 18 shkurt e shqyrtoi mendimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe pas diskutimit serioz e ka angazhuar Ministrinë e këtij dikasteri të dorëzojë propozim për shkarkimin e prokurorit republikan publik para skadimit të mandatit të tij, i cili pastaj, siç theksoi zëdhënësja e Qeverisë, Maria Miteva, do t’i dorëzohet Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Prokurori republikan, Lupço Kocevski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve para mbledhjes së Këshillit të PP-së më 18 shkurt, deklaroi se do të deklarohet për propozimin për shkarkimin e tij pasi Qeveria do ta dorëzojë në Këshillin e Prokurorëve Publikë. Lidhur me kërkesën e kryeministrit Hristian Mickoski që të largohet nga funksioni, Kocevski tha se do të përgjigjet pasi që t’i shohë bazat e parapara në Ligjin për Prokurorinë Publike. Nëse konstatohet se me të vërtetë ka shkelje të rëndë disiplinore, ai tha se vetë do të tërhiqet nga funksioni.

Kocevski në Kuvend ishte zgjedhur prokuror i ri shtetëror në shkurt të vitit të kaluar. Mandati i prokurorit republikan zgjat gjashtë vjet.

TË FUNDIT

Thaçi s’po lejohet të merr pjesë në varrimin e babait, Rama: Një poshtërim i ri nga tribunali i turpshëm

Ministrja e Drejtësisë reagon që Specialja s’po i jep leje Hashim Thaçit për varrimin e babit: Absurde, e padrejtë

Kim Mehmeti: Përderisa prindërit i varrosin të dashurit e vet, qeveria kërkon varr për përgjegjësinë e saj

Nga 3 deri në 20 vjet mund të dënohen të përfshirët në tragjedinë në Koçan! Procedura hetuese mund të nisë këtë javë!

Mickoski pas takimit me Durmishin dhe Stojanoskin: Nga nesër fillojnë kontrollet në terren i të gjithë subjekteve

I shuhen ndjenjat? Egli e prerë me Gjestin: Ti në rrugën tënde, unë në rrugën time

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË