Gazetarja e njohur shqiptare, Dijana Toska ka dhënë një paralajmërim të mirë se brenda një periudhe të shkurtër dy shtete të rëndësishme ka mundësi ta njohin Kosovën.
Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shtuar se kjo mund të ndodhë deri në fund të këtij viti.
“Deri në fund të vitit, shpresoj t’i kemi dy njohje të rëndësishme për Kosovën, Vatikani dhe Ukraina…
T’i organizojmë zgjedhjet lokale në mënyrë demokratike për normalizim të situatës në Mitrovicë.
Të punojmë që të jetojmë ditë më të mira si shtet e komb”, shkroi ndër të tjera Toska.