Totre: A. Pandev s’ka çka lyp në Tetovë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

12 Mars, 2023

Mesfushori kuqezi Ennur Totre beson se sot në Tetovë përballë Akademia Pandevit skuadra do të performojë në lartësinë e dëshiruar, për të sjellë tjetër sukses pas triumfit të mesjavës 3:1 ndaj Rabotniçkit.

Ndeshja Shkëndija-Akademia Pandev luhet sot në Tetovë me fillim në orën 14:00.

….atmosfera pas Rabotniçkit….

Ennur Totre: “Normalisht këto tre pikët me Rabotniçkin skuadrës i japin një motiv shtesë. Shkëndija si klub synon të fitojë çdo përballje, mirëpo ndeshjet i marrim njëra pas tjetrës dhe do të shkojmë për tre pikët e rradhës edhe përballë Akademia Pandevit.”

….vazhdimësi ndaj Akademia Pandevit….

Ennur Totre: “Realisht në start të gjysmësezonit pranveror nuk kemi qenë në nivelin që është pritur edhe nga publiku edhe nga vetë ne brenda klubit. Por ne mundohemi të japim maksimumin dhe të marrim gjitha pikët e mundshme në ndeshjet e mbetura.”

….Akademia Pandev….

Ennur Totre: “Një ekip që ka bërë merkato të mirë dhe këtë e tregojnë edhe rezultatet e tyre. Besoj se ata në Tetovë vijnë me ambiciet e tyre, mirëpo si ata dhe çdo ekip tjetër nuk ka çka kërkon në Tetovë dhe besoj se tre pikët do të mbeten në konton tonë.”

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1814

Talenti kumanovar Albion Jashari po shkëlqen tek KF Shkëndija U16

herri kejn kean

Real Madridi në kërkim të një sulmuesi, del në skenë emri i yllit anglez

beckam bekam

Beckham bën ofertën e çmendur

mourinho

Mourinho i vendos dy kushte Romës për të qëndruar

Premier-League-1024x659-1

Lista e klubeve më të vlefshme, gjashtë skuadra angleze në mesin e 10 të parave

seria-a

Serie A shpall më të mirët për sezonit

xhaka-zvicra

Granit Xhaka rikthehet në Bundesligë, Bajern Mynih i ofron kontratën

inter

Lautaro: Interi ishte shumë superior ndaj Milanit, tani radhën e ka Man City

dybala

Dybala i lumtur në ‘Olimpico’: Të luash për Romën është një nder

INFO

NA NDIQ