Tottenham afër blerjes së mesfushorit të PSG

0

Braziliani në katër vjetët e ardhshme do të jetë pjesë e skuadrës nga White Hart Lane, me marrëveshjen që pritet të finalizohet gjatë javës së ardhshme

Tottenham Hotspur është duke finalizuar detajet e marrëevshjes që për 23 milionë euro do ta transferojë Lucas Moura në White Hart Lane.

Anësori 25 vjeçar ka kohë që kërkohet nga Manchester United dhe Arsenal, por Spurs pritet që të arrijnë të sigurojnë nënshkrimin e brazilianit.

Moura për një kohë të gjatë ka qenë i lidhur me një largim nga Parc des Princes, pasi transfeirmi i Neymar dhe Kylian Mbappe i shkurtuan minutat në fushë. /Klan Kosova/