Tottenham kërkon mbrojtësin shqiptar pas largimit të Trippier

0

Largimi i Kieran Trippier ka lënë një boshllëk të madh në krahun e djathtë të ekipit të Tottenham.Mbrojtësi anglez zyrtarizoi mbrëmë kalimin te skuadra e Atletico Madrid, duke qenë një nga befasitë më të mëdha të kësaj merkatoje.

Megjithatë, ‘Spus’ janë duke konsideruar Elseid Hysajn dhe Alessandro Florenzin si zëvendësues të lojtarit të larguar, sipas Gianluca Di Marzio, transmeton lajmi.net.

Hysaj ishte një objektiv i Atleticos, por skuadra spanjolle dështoi të arrinte marrëveshje me Napolin.

Ndërkohë kapiteni i Romës, Florenzi është i destinuar të largohet nga klubi këtë edicion pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit.