Totti nervozon serbët pasi pëlqeu postimin e Duas me flamurin autokton

0

Postimin e Dua Lipës në Instagram me flamurin AUTOCHTHONOUS, e ka pëlqyer edhe futbollisti italian Francesco Totti.

Kjo duket që i ka nervozuar serbët, mediat e të cilëve edhe i kanë kushtuar një lajm kësaj çështjeje.

“Totti legjendar ka një armatë të madhe tifozësh nëpër botë, madje edhe në Serbi, por me këtë veprim ai zhgënjeu armatën e tij në Serbi”, shkruan mondo.rs.

Megjithatë, sipas këtij tabloidi serb, futbollisti si ndjekës i Duas ka mundur që këtë pëlqim ta bënte në mënyrë automatike edhe pa e ditur domethënien e fotografisë.