Totti tregon të vërtetën për sherret me Balotellin

Picture of INA
INA

17/10/2025

Francesco Totti është rikthyer të flasë për disa nga episodet më të nxehta e të diskutueshme të karrierës së tij, duke treguar me sinqeritet anën njerëzore pas figurës së kapitenit legjendar të Romës.

Në intervistën e dhënë për formatin ‘Prime Sport’, të drejtuar nga Luca Toni, “Il Capitano” ka rrëfyer pa filtra se çfarë fshihej pas goditjes së famshme ndaj Mario Balotellit në finalen e Kupës së Italisë mes Romës dhe Interit në vitin 2010.

“E kisha brenda prej kohësh atë ndjenjë,” – tha Totti. “Balotelli ishte i ri dhe një fenomen, por edhe arrogant e mendjemadh. Nuk mendoja për ndeshjen atë ditë, më kalonte vetëm një gjë në kokë: nëse do të më jepej rasti, do ta dërgoja në tribunë. Dhe ashtu bëra.”

Megjithatë, pas ndeshjes, kampioni roman tregoi se kishte kërkuar falje. “E telefonova dhe i kërkova ndjesë. E morëm me sportivitet dhe e kthyem në shaka.”

Totti foli edhe për një tjetër moment të nxehtë të karrierës, grushtin ndaj Francesco Colonnese-s, dikur mbrojtës i Interit. “Më tha se Cristian (djali im) nuk ishte im bir. Atëherë nuk pashë më asgjë përpara.”

Por krejt ndryshe ishte toni i tij kur u përmend episodi i famshëm i Euro 2004, kur ai pështyu Poulsen-in gjatë ndeshjes Itali–Danimarkë.

“Ende sot nuk e kuptoj si munda ta bëja. Më vjen turp, sepse ishte një gjest i shëmtuar, i papranueshëm për një futbollist. Nuk do ta kisha pranuar kurrë ta bënte dikush ndaj meje.”

Në fjalët e Tottit ndihen pendesa, zemër dhe ndershmëri, tri cilësi që e kanë bërë atë një figurë të dashur jo vetëm për romanistët, por për të gjithë ata që e duan futbollin si pasion dhe si ndjenjë.

TË FUNDIT

Vazhdon debati i amandamentit për Propozimi-buxhetin për vitit 2026

Izraeli sulmon Libanin, të paktën 13 të vdekur

21 Janari, Sali Berisha pritet të paraqitet sot në SPAK

Mbyllen kualifikueset e Botërorit 2026; Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët e mundshëm

I shënoi Zvicrës, Muslija: Shpresoj të kemi fat në playoff

Uria e Fisnik Asllanit: Mezi po e pres marsin, duam të shkojmë në Botëror

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË