Townsend: Nuk mendoj se do ketë shpërthim lufte në Ballkan

INA
INA

06/12/2023

Ish-zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Jim Townsend,ka folur për sigurinë në Rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për atë se a mund të ketë një përsëritje të luftërave mes shteteve ballkanike.

Townsend ka thënë se nuk mendon që do ketë një shpërthim lufte siç ndodhi në vitet 90-ta, teksa përmendi edhe rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë muajt e fundit.

“Nuk konsideroj se do të përsëritet në formën si ndodhi gjatë viteve ’90 kur luftimet ishin me të vërtetë të tmerrshme. Ishim dëshmitarë të shumë tragjedive, shumë vdekjeve të civilëve. Nuk mendoj se do të ketë një shpërthim lufte siç ndodhi atëherë. Por, të gjithë jemi të shqetësuar që ende ka mundësi konflikti atje. Gjatë muajve të fundit kemi parë rritje të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë në veçanti, dhe gjithashtu në Bosnjë ka trazira politike. Por ajo që ndryshon tani nga vitet 90-ta është prania e Bashkimit Evropian dhe NATO-s me KFOR-in, në terren. Sot kemi mjete në dispozicion për ta menaxhuar konfliktin dhe për ta parandaluar shpërthimin e tij, që atëherë nuk i kishim. Vitet ‘90 ishin një periudhë gjatë të cilës bashkësia ndërkombëtare mësoi se çfarë lloj mjetesh na duheshin atje… Mendoj se mësuam nga ajo periudhë njësoj sikurse edhe vendet e Ballkanit. Konflikti gjithmonë ka mundësi të ndodhë, por tani kemi mjetet që të parandalojmë përsëritjen e asaj që ndodhi në vitet 90-ta”, tha ai në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Tramp: Navalni ishte guximtar, por nuk duhet të kthehej në Rusi

German Foreign Minister Annalena Baerbock speaks during a news conference following a meeting with her Polish and French counterparts in Lodz, Poland March 1, 2022. Tomasz Stanczak/Agencja Wyborcza.pl via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. POLAND OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN POLAND.

Takimi i G20-ës në Brazil, Baerbock: Bota nuk e harron se çfarë ka bërë Putini

izrael tel aviv gaza

Izraeli humbi 25 miliardë dollarë në tre muaj! Sa do të kushtojë lufta në Gaza?

Aleksej Navalny

Ekipi i Alexei Navalny: Trupi i tij do të mbahet edhe dy javë për analiza kimike

dergesat port kontejner

Dërgesat nga Aliexpress dhe kompanitë e tjera aziatike drejt Evropës do t’i paguani 400 herë më shtrenjtë, ja përse?

david cameron

“Çfarë bëri Putini ishte e tmerrshme”,Cameron pas vdekjes së Navalnyt do ketë pasoja

Lufthansa

Lufthansa sërish anulon disa fluturime

Xhozef Joseph Borell

Shefi i diplomacisë së BE-së: Palestinezët po përballen me dhunë në rritje

shtepia e Bardhe-usa

FOTO/ Si një 20-vjeçar vodhi një helikopter ushtarak dhe e uli në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, 50 vjet më parë

INFO

NA NDIQ