“Tradhëtar” – edhe një kërcënim i radhës për Zaevin, ja kush e shpallë?

0

Lëvizja Maqedonase Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut (MMDCP) përmes një letre publike e ka shpallur kryeministrin Zoran Zaev tradhëtar për shkak të shitjes së interesave kombëtare dhe shtetërore me rastin e pranimit të marrëveshjes për ndryshimin e emrit.

Kjo organizatë i dënon përpjekjet e kryeministrit siç thuhet për ndryshimin e emrit kushtetues dhe vendosjen e emrit të ri “Maqedonia Veriore”, informon INA.

“Çfarë problemin mendon se Zaev tradhëtari ka zgjidhur me pranimin e emrit të ri. Ai është kryeministër jolegjitim i obsesionaur për të mos fyer Greqinë. Ai tani meriton të jetë si tradhëtari më i madh në historinë maqedonase. Tani duhet të veprojë presidenti Ivanov që të pezullojë të gjitha vendimet dhe debatet për ndryshimin e emrit, duke përfshirë edhe Marrëveshjen e përkohshme të 1995 që vendi në OKB njihet si FYROM”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

Kjo organizatë po ashtu i bën thirrje siç thuhet të gjithë maqedonasve që të bashkohen për mbrojtjen e emrit të tyre. (INA)

Komentet

komentet