Tradhti dhe xhelozi/ Si e mori Ledri Vula vendimin e prerë për t’u ndarë nga Sara

ina-online
ina-online

18/11/2023

Prej kohësh, këngëtari i njohur Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një ndër çiftet më të komentuara të medias rozë, për shkak të aludimeve se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Ndonëse dyshja ka vendosur që të heshtë, së fundmi ndarjen e tyre e ka konfirmuar vetë menaxheri i këngëtarit, Faton Shoshi, për “Prive”.

Zërat për ndarjen e tyre nisën kur influencerja nuk u shoqërua nga artisti në ditën e saj më të rëndësishme, teksa mori pjesë në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku ajo luan, duke parakaluar në tapetin e kuq e vetme. Megjithëse ndryshe nga nëna e tij, Xheraldina, këngëtari nuk e mbështeti Sarën as përmes një postimi në rrjetet sociale.

Nga ana e tyre kanë munguar edhe postimet së bashku në rrjetet sociale, ndërsa artisti i ka fshirë nga llogaria e tij në “Instagram” të gjitha fotot me partneren e tij. Së fundim ish-çifti janë parë duke shëtitur së bashku në rrugët e Prishtinës, mirëpo këto foto duket se janë të disa muajve më parë, kur kriza nuk kishte nisur ende. Mediat në Kosovë flasin se ka qenë pikërisht Ledri ai që është ndarë nga Sara.

Pas disa konflikteve që kanë nisur prej disa muajsh mes tyre, ka qenë pikërisht reperi ai që ka marrë vendimin për t’i dhënë fund kësaj historie dashurie. Shkak për debatet e shpeshta kanë qenë pikërisht skenat e xhelozisë nga ana e influenceres. Shpesh mes komenteve është përfolur edhe për një tradhti të mundshme nga ana e tij, por një fakt i tillë nuk është konfirmuar kurrë.

E gjetur në këto kushte, Sara është larguar nga shtëpia, ku fillimisht ka qëndruar për disa javë në Tiranë krejt e vetme, kjo për faktin se vajza e çiftit ndenji me reperin dhe familjen e tij. Pas premierës së filmit në Kosovë, Sara pati mundësinë të merrte edhe Poem Blu dhe të dyja kaluan disa kohë në Tiranë. Pas një periudhe pauze, ku gjërat dukeshin se do të sistemoheshin, Ledri duket se ka qenë tërësisht i vendosur për t’i dhënë fund njëherë e mirë historisë së dashurisë me Sarën.

E gjetur para këtyre vendimeve nga ana e tij, Sara ka vendosur të largohet së bashku me vogëlushen e tyre drejt Gjermanisë, ku edhe jeton familja e saj. Ashtu si e kemi parë ditët e fundit në rrjetet sociale, ajo e ka kaluar kohën me familjarët e saj, të cilët kishte vite pa i takuar dhe me angazhimet e shumta që ka me prezantimin e filmit, këtë herë nëpër Europë.

Nga ana tjetër, Ledri ka vijuar me koncertet e tij, ku këtë herë ka nisur një tur në SHBA. Disa muaj më parë artisti i njohur, Ledri Vula, solli një nga projektet më të dashura nga publiku ku në videoklip ishte me Sara Hoxhën. Por, nëse provoni të kërkoni në “Youtube” këngën “Gjendja” ku protagoniste në klip ishte Sara Hoxha, ajo nuk gjendet më. Ky veprim vjen tri ditë pasi menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi, konfirmoi ndarjen e reperit nga blogerja.

Dyshja në fjalë deri tani nuk kanë reaguar dhe duket se po e shfrytëzojnë këtë “zhurmë”, Ledri në muzikë dhe Sara me reklamimet e saj në “Instagram”. Sipas raportimeve nga mediat kosovare, dyshja takohen vetëm për arsye të vajzës së tyre Poem Blu.

Nga ana tjetër, disa po e akuzojnë çiftin se po gënjejnë publikun vetëm për vëmendje. Por në fakt, Ledri duket më i vendosur se kurrë që t’i jap fund njëherë e mirë kësaj historie dashurie, që duhet thënë ishte ndër më të preferuarat edhe për publikun.Duke zgjedhur që ta konfirmojë këtë ndarje me të tillë gjeste, ai tashmë është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes si një ndër beqarët më të pëlqyer në vend. Shumë akuzojnë kunjat ndaj Dafinës si shkaku që çoi në këtë ndarje, por nuk ka ndodhur kështu.

Megjithatë, vështirë se dy protagonistët do të pranojnë të flasin rreth arsyeve që i çuan në këtë ndarje, duke preferuar që të vijojnë me angazhimet e tyre në karrierat respektive, si dhe të vijojnë të jenë prindër të përkushtuar për vajzën e tyre.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Adelina Tahiri

Adelina Tahiri shfaqet në gjendje të rënduar, iu dhimbset ndjekësve

LUIZ KIARA

Pak para lindjes, Kiara merr dhuratë të çmueshme nga Luizi

luizi

Luizi për “jetë nate”, nuk do ta besoni kush e shoqëron!

Screenshot_2024-04-19-22-29-51-237_com.facebook.katana-edit

I tha “PO”! Bardhi ulet në gjunjë dhe propozon Sarën për martesë

luizi

“Po mashtrojnë, mos i besoni”, çfarë paralajmëron Luiz Ejlli?

ilnisa

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

pliizzr

Arrestimi i këngëtarëve shqiptarë në Zvicër, deklarata e fortë e koleges së tyre: Mirë ua bënë, vinë e dredhin by**ët dhe…

Romeo

Romeo për Jetmirin: Edhe jashtë ka dashur të përfitojë nga unë!

sara bardhi

Bardhi pasi mori lajmin se do bëhet baba: S’paska ndjenjë më të shenjtë

INFO

NA NDIQ