Tradhtitë më të bujshme në Shqipëri, mes politkanëve e artistëve

0

Tradhtia është një fenomen shumë i lashtë, që ka lindur me njerëzimin, sikurse edhe kurvëria. Ndonëse në ditët e sotme vijojnë si femra të tradhtojnë meshkujt dhe anasjelltas, shoqëria e cilëson si një veprim të pamoralshëm dhe i gjykon tradhtarët.
Por, cilat janë disa nga tradhtitë më të bujshme që kanë ndodhur në vendin tonë dhe janë bërë publike e mediatike?
Xing i rendit si më poshtë:

1.Ndonëse kishte realizuar videoklipe dhe njihej si këngëtare, Angelina Shala u bë shumë e famshme vitin e kaluar kur deklaroi hapur se ajo dhe deputeti Haxhi Shala i cili është i martuar dhe baba i 2 fëmijëve, kishin pasur një histori dashurie. Madje Angelina publikoi disa foto intime me deputetin që shkaktuan shumë zhurmë. Haxhi Shala u prononcua vetëm një herë lidhur me këtë ngjarje duke e mohuar të ketë pasur një lidhje dashurie me Angelinën dhe se ajo është thjesht simpatizante e tij. Kjo e fundit nuk u ndal dhe madje kishte kontaktuar edhe me gruan e tij e cila siç duket e kishte falur bashkëshortin pasi pak ditë pas ngjarjes u panë sërish bashkë.