Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, sekuestrohen pistoleta e automatikë – arrestohen 10 persona, dy të tjerë në kërkim

Picture of INA
INA

30/05/2025

10 persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë trafikuar armë zjarri, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.

Kështu kanë bërë të ditur nga Policia e Shtetit në Shqipëri, duke treguar se të dyshuarit janë nga Kosova dhe Shqipëria.

“Në kuadër të operacionit bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi për disa shtetas që dyshohej se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen, janë vënë në pranga shtetasit: E. T., 32 vjeç, L. H., 21 vjeç, F. B., 26 vjeç, R. H., 21 vjeç, V. M., 23 vjeç, K. F., 18 vjeç, G. M., 22 vjeç dhe A. Sh., 23 vjeç. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit R. K., 41 vjeç dhe A. N., 24 vjeç”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se gjatë operacionit policor të koduar “Puzzle” janë sekuestruar 14 armë zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë), 2,077 fara cannabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.

Gjithashtu në njoftim thuhet se nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht në Kosovë por dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, i sillnin ato në Tiranë, për t’i shitur.

“Gjatë periudhës hetimore, në kuadër të këtij procedimi, më datë 01.04.2025, janë ndaluar shtetasit A. P dhe K. P., pasi u kapën në flagrancë me 2 armë zjarri, të dyshuara të trafikuara nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë”, thuhet në njoftim.

TË FUNDIT

Trump në Dhomën e Situatave ndërsa të gjitha sytë janë te ajo që SHBA do të bëjë më pas

Irani sulmoi bazën amerikane!

Kuotat për shqiptarët u manipuluan, dhjetëra maqedonas u bënë shqiptarë

Premtime dhe vetëm premtime nga BDI, por asnjë i mbajtur

Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, Shasivari: Me ligj avancohet përfaqësimi etnik nëpër institucione

Presidentja Osmani: Në Kosovë prodhohen edhe anije, vetura luksoze – krenari “Made in Kosova”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË