Trafiku i 1.3 ton kokainë, u arrestua një shqiptar dhe një grek

0

U arrestua në Itali Alfred Arapi dhe një shtetas grek në Greqi lidhur më trafikun e 1.3 ton kokainë.

Arapi, 42-vjeç, nga Mirdita u kap në Italinë veriore teksa udhëtonte në një BMW të zezë me targa italiane bashkë me dy shtetas të tjerë. Ai u arrestua për llogari të shtetit grek, ndërsa, në Kalithea, Greqi u kap një shtetas grek, i kërkuar si pjesë e të njëjtit grup. Ata janë pjesë e grupit të trafikut të 1.3 ton kokainë të kapur në fund të janarit të këtij viti në Aitiloakarnania, Greqi.

Arapi u kap në Pordenone, Itali në rrugën “Vallona”, në orën 20:00 të ditës së martë, 18 shkurt. Ai punonte në Pordenone, Itali prej disa vitesh në një kompani të përpunimit të hekurit./oranews