Tragjedi në rrugën Kamenicë-Gjilan, dy vajza 23 dhe 20 vjeç humbin jetën në një aksident

Picture of Ina Online
Ina Online

14/03/2025

Dy vajza, njëra 23 vjeçare dhe tjetra rreth 20 vjeçare kanë vdekur në aksidentin që ka ndodhur sot në fshatin Domorovc-Hodonovc të komunës së Ranillugut, në afërsi të Gjilanit.

Dy viktimat që humbën jetën tragjikisht në këtë aksident janë Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi, ndërsa motra e Arbnorës e cila mbeti e lënduar është duke u trajtuar në spital.

Lajmi për Insajderin e ka konfirmuar edhe policia edhe drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini.

Ndërkohë që në veturë ka qenë edhe një vajzë e moshës 20 vjeçare, e cila është dërguar në QKUK.

Emini tha tutje se ajo ka pas lëndime traumatike në mushkërie e djathte dhe ne unazën e katërt lumbale, dhe pas ndihmës së dhënë është dërguar ne QKUK per trajtim te mëtejmë.

“Ne spital është sjellur një person i gjinisë femër rreth te njëzetave ( s’kemi të dhenë per identitetin), pa shenja jete si dhe një person tjetër i gjinisë femër me iniciale A.B v.l 2004 e cila ka pas lëndime traumatike në mushkërie e djathte dhe ne unazën e katërt lumbale.

E njëjta pas ndihmës se dhëne ne spital, është dërguar ne QKUK per trajtim te mëtejme”, ka thënë Emini.

Lajmin për aksidentin e kishte konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju informojmë se rreth orës 10:00 në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc (Komuna Ranillug) ka ndodhur një vet-aksident trafiku me fatalitet. Në këtë vet aksident ka qenë e involvuar vetura Golf VII me targa 06, ku drejtuesja Shtetase e Kosovës (2002) si pasojë lëndimeve ka ndërruar jetë, ndërsa dy pasagjerë (të gjinisë femërore) kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në emergjencën e spitalit në Gjilan”, ka thënë Hashani.

Njësitet e trafikut rajonal të Policisë së Kosovës me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhë ky vet aksident i rëndë ka thënë Hashani./Reporteri

Video KËTU

TË FUNDIT

Toshkovski për tragjedinë e Koçanit: Deri më tani dyshohen 68 persona fizikë dhe tre persona juridikë

Shqiptarëve tanë në Maqedoni

VIDEO/ Gazetari zbulon se çfarë po ndodhë mes Eglit dhe Gjestit gjatë ditëve të fundit

Gjesti merr VENDIMIN E PAPRITUR ndaj Jozit? (Detaje)

Ndalohet kryetarja e Anti-korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, i konfiskohet pasaporta dhe masa tjera

Mexhiti: Rrini rahat! Ndryshimin s’ka kush e ndalë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË