Tragjedi në Kavadar – Bie vinçi, vdesin dy persona

Dy persona kanë vdekur nga rënia e një vinçi në Kavadar, konfirmojnë për MPB-në.

Informatat për MPB-në i kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore Publike në Kavadar, ku thonë se aksidenti ka ndodhur në një lokacion ku është duke u ndërtuar një objekt.

Në vendin e aksidentit janë të pranishëm prokurori publik, grupi hetimor dhe inspektorati i punës.

Më shumë informacion priten gjatë ditës.

Vdekjen e dy personave e ka konstatuar edhe ekipi i ambulancës.