Në lagjen Karposh të Shkupit mbrëmë ka ndodhur në tragjedi e rëndë, ku djali ka vrarë babain e tij me armë zjarri, përcjell INA.
Sipas policisë, vrasja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në këtë lagje të Shkupit. Sipas MPB-së, shtetasi M.I. (33) nga Shkupi ka vrarë babain e J.I, 62 vjet.
Një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen dhe plagët me armë zjarri. Një ekip nga SPB Shkup ka inspektuar vendin dhe pranë të ndjerit janë gjetur disa gëzhoja. (INA)
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse, njofton MPB.