Tragjedi në Vlorë, nënë e bir humbin jetën nga flakët

Një tragjedi ka ndodhur në orët e mesnatës në Vlorë. Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e djegies së banesës së tyre. Ngjarja ka ndodhur në një zonën pranë Pyllit të Sodës në qytetin bregdetar.

Viktimat janë identifikuar si Selkie dhe Novruz Hoxhallari, nënë e bir, me origjinë nga Korça. Flakët kanë rënë rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Dyshimet janë që një cigare të ketë qenë shkaku i zjarrit. Policia ka nisur hetimet.