Tragjedia ajrore e 42 viteve më parë: si u përplasën dy avionë në qiellin kroat (video)

0

Si sot 42 vjet më pare, me 10 shtator 1976 mbi qiellin në afërsi të Zagrebit ndodh një ndër tragjeditë më të mëdha ajrore me përplasjen e dy avioneve në fluturim.

Një Hawker Siddeley Trident 3B e British Airways, me fluturimin 476 nga Londra drejt Stambollit, u përplas me një McDonnell Douglas DC-9 të kompanisë Inex-Adria Aviopromet me fluturimin 550, që ishte nisur nga Spliti drejt Këlnit.
Ato u përplasën ndërsa fluturonin me një shpejtësi prej 900 km / h, ku të 176 personat në bordin e të dy avionëve, përfshirë dhe anëtarët e ekuipazhit, vdiqën në vend.

Gradimir Tasiç, kontrollori i fluturimit në Zagreb, u deklarua përgjegjës për faktin se dy aeroplanë ishin në të njëjtën lartësi.

Ai u dënua me shtatë vjet burg, por ndenji shumë pak prapa hekurave. /tesheshi.com/

Komentet

komentet