Ministria e Shëndetësisë njofton se po kthehen në vend tre pacientë të lënduar nga zjarri në Koçan, dy prej të cilëve janë shtruar në spital në Greqi dhe një pacient në Suedi. Sipas protokolleve, ata do të mbahen nën vëzhgim 24 orë.
Sipas informacioneve të dikasterit të shëndetësisë, në Serbi janë shtruar në spital 23 pacientë, Bullgari 14 pacientë, Turqi 10 pacientë, Greqi 8 pacientë, Slloveni 4 pacientë, në Hungari, Kroaci, Spanjë, Austri dhe Lituani janë shtruar në spital 3 pacientë, në Itali dhe Poloni nga një pacient.
Në Shkup, një pacient dje pas kthimit nga Polonia është shtruar në Klinikën e Toksikologjisë dhe sot po lëshohet për trajtim në shtëpi.
Dy pacientë qëndrojnë në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe 6 pacientë në Klinikën Kirurgjike Shën Naum Ohri.
Në Spitalin e Përgjithshëm 8 Shtatori janë të shtruar pesë pacientë, njëri prej të cilëve planifikohet të lirohet për mjekim shtëpiak, dy pacientë në Klinikën e Pulmologjisë dhe tre pacientë janë të shtruar në Spitalin Privat Sistina.
Ministria e Shëndetësisë është duke monitoruar nga afër gjendjen e pacientëve të lënduar dhe mbetet në komunikim të vazhdueshëm me ekipet mjekësore brenda dhe jashtë vendit, të përkushtuara për të ofruar kujdes sa më të mirë për të lënduarit në aksidentin e Koçanit.(INA)