Sulejman Mehazi
Në Samitin e Shkupit për Ballkanin Perëndimor u verejtë se simboli dykrerëshe i Shqiponjës shqiptare nuk është i rastësishëm, për shkak se i vetmi popull që në një trup ka dy koka që shkojnë kundër njëra tjetrës.
Logjikisht, shkencërisht është e pamundur që Shqiponja të jetojë me dy koka, nëse njëra koka do të fluturojë, tjetra kokë e pengon, nuk ka gjallesë në botë të ketë dy koka në një trup përveç shqiponjës shqiptare.
Çdo kokë ka veset dhe mendjet e veta, si shembull, marrim dy kokat e shqiptarëve në RMV gjatë Samitit të BE-së mbajtur në Shkup për shtetet e Ballkanit Perëndimor, njëra kokë shqiptare është me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, koka tjetër shqiptare me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurin, njëra kokë e trupit shqiptar në aeroportin e Shkupit pret Albin Kurtin, koka tjetër pret, Edi Ramën.
Tragjedia më e madhe e shqiptarëve është simbolika e shqiponjës me dy koka, njëra koka e kurdisur shkon më një anë, koka tjetër e kurdisur në anën tjetër, njësoj sikurse bashkëshortët të hidherua që në shtrat ia kthejnë kokën e shpinën njëri tjetrit.