Tragjedia në Koçan, BDI: Kreshniku në shënjestër të hakmarrjes politike

Picture of INA
INA

17/04/2025

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vlerëson se hetimi për tragjedinë në Koçan po zhvillohet nën presion politik, me qëllim që siç shprehen nga kjo parti faji të hidhet mbi të tjerët.

“Bashkimi Demokratik për Integrim me shqetësim të thellë po i ndjek zhvillimet lidhur me ngjarjen tragjike në Koçan dhe mënyrën si institucionet e drejtësisë po e trajtojnë këtë proces – nën presion të qartë politik dhe me qëllim që faji të hidhet mbi të tjerët, për të mbrojtur njerëzit e pushtetit. Informacionet se një prokuror publik, që ka qenë pjesë e lëndës, është tërhequr për shkak të mospajtimeve rreth kualifikimit të veprës dhe veçanërisht për shkak të presioneve politike nga partitë në Qeveri, në një shtet normal do të ishin alarm për gjithë shoqërinë”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Nga partia e Ahmetit vlerësojnë se heshtja e institucioneve flet më zëshëm se çdo vendim.

“Dje u soll një vendim që pothuajse të gjithë të ndaluarit të lirohen nga paraburgimi aktiv, përveç Kreshnik Bekteshit, i cili vazhdon të mbahet në paraburgim – një person që prej kohësh është në shënjestër të hakmarrjes politike. Kjo tashmë nuk është çështje individuale – por një model i rrezikshëm i drejtësisë selektive, që po shndërrohet në instrument për presion dhe eliminim politik. BDI kërkon publikisht dhe menjëherë që Prokuroria t’u përgjigjet qytetarëve:

– A është e vërtetë se një prokuror është tërhequr për shkak të hetimit të udhëhequr politikisht?
– A do ta lejojë Prokuroria që të shndërrohet në instrument të hakmarrjes politike ndaj opozitës?
– Cilat janë kriteret sipas të cilave disa lirohen, e disa mbeten në paraburgim pa prova të mjaftueshme dhe me hetim të paqartë?
Kjo nuk është drejtësi – kjo është politikë e kamufluar si gjyqësor”, thonë nga BDI duke shtuar se nuk duhet të lejohet që tragjedia e Koçanit të përdoret për propagandë politike dhe për të fshehur përgjegjësinë e strukturave në pushtet.

“BDI nuk mbron individë – por mbron drejtësinë si parim – të barabartë për të gjithë”, thonë nga BDI.

TË FUNDIT

Bakiu: Ne jemi të bindur në rrugetimin tone, me VLEN për ndryshim

Rrëfimi i kryeparlamentarit Gashi lidhur me ngjarjen në aeroportin e Shkupit

Aliu: Edhe nëse t’i japin 60 komuna, është e pamoralshme të shkosh te Ahmeti!

Kasami: Rrugë e re, një hap drejt së ardhmes!

VLEN: Po sjellim zgjidhje për ndotjen mjedisore në vendbanimet shqiptare

Mickoski: Do të ndërtohet Fakulteti i Mjekësisë, do të përfundojnë edhe rikonstruksionet e spitaleve në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË