Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, sonte në debatin “Click Plus” në TV21 theksoi se aleanca e paralajmëruar evropiane me parti progresive nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, është vetëm një floskulë.
“Ndryshimet kushtetuese janë të lidhura me integrimin evropian, tani zoti Ahmeti do të bëjë aleancë, front etj. për BE-në… Lërini ato broçkulla, fronte…, asgjë nga frontet. Duhet të bisedojmë me të gjitha partitë parlamentare dhe joparlamentare”, thotë Trajanov.