Trajanov kërkon dorëheqjen e Qeverisë

ina-online
ina-online

8 Gusht, 2023

Edhe pse deri dje ishte pjesë e qeverisjes aktuale, Pavle Trajanov nga Lidhja Demokrate kërkon dorëheqjen e saj, por tani nga pozicioni i opozitarit.

“Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, konfirmoi se afati për ndryshime kushtetuese nuk është nëntori, pasi qytetarët, mediat, Kuvendi, SHBA-ja dhe partnerët dhe përkrahësit tanë të tjerë kanë gënjyer gjatë gjithë vitit. Kjo do të thotë se nuk ka fillim formal të negociatave me BE-në dhe hapje të kapitujve”, thotë kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.

“Për një vit Kovaçevski, Mariçiq dhe Osmani gënjyen, manipuluan dhe ushtruan presion të paparë për ndryshime kushtetuese dhe inkorporim të bullgarëve në Kushtetutë, si parakusht për fillimin e negociatave me BE-në, si parakusht i vetëm, por Bujar Osmani e pranoi publikisht se afati është deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie, pra deri në qershor të vitit 2024. Është fare e qartë se bllokadën për BE-në nuk e bëjnë qytetarët dhe opozita, por Qeveria”, shkruan Trajanov.

Sipas tij, pas një fiasko të tillë, e vetmja gjë që ka mbetur është përgjegjësia, dorëheqja e Qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

oliver spasovski

Spasovski: Ligji për amnisti nuk zgjidh problemin e burgjeve

shkup

Publikohet lista e vendeve më të sigurta në botë, Maqedonia e Veriut në vendin e 38-të

policia-714x420

MPB: Është arrestuar 23-vjeçari, u kap me 320 litra alkool të padeklaruar

evn-fatura

Është rritur çmimi i energjisë elektrike në RMV, ESHS: Çmimi mesatar është 6.737 denarë për një kilovat orë

qeveria kovacevski4

A ka krizë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut?!

supermarketet-800x445

Rënie në tregtinë me pakicë me ushqim, pije dhe derivate

0FBDA6C6-3F07-4CF0-9CA6-52FF333FC0D4

Aksident tragjik – humb jetën 18 vjeçari nga Çegrani i Gostivarit

gjobaa

MPB: 563 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

denari-756x420-696x387-1

Prej sot fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

INFO

NA NDIQ