Trajanov: Nëse duan ASH-në Qeveri, BDI t’ia jap dy ministri

Iliria News Agency
Iliria News Agency

23/01/2023

Në Klubin e deputetëve  është duke u zhvilluar takimi i kryeministrit Dimitar Kovaçevski me liderët e partnerëve të koalicionit të LSDM-së.

Në një deklaratë për media para fillimit të darkës së punës, kryetari i Bashkimit Demokratik, Pavle Trajanov, tha se beson se përveç prioriteteve të koalicionit qeverisës me kryeministrin Kovaçevski,  ASh po ashtu do jetë pjesë e debatit.

Ai ritheksoi qëndrimin e partisë në lidhje me zgjerimin e mundshëm të shumicës parlamentare, se do të mbështesin rindërtimin e Qeverisë vetëm nëse sigurohet përfaqësim adekuat dhe i drejtë i të gjitha bashkësive etnike, që sipas tij, është në përputhje me Kushtetutën dhe amendamentin 6.

“Pra përfaqësim adekuat dhe i drejtë i të gjitha bashkësive etnike në qeveri dhe në institucionet tjera. Unë qëndroj për këtë parim. Dhe nëse qeveria e re apo një qeveri e rindërtuar do të jetë e tillë, unë do ta mbështes. Përndryshe, ne si palë nuk jemi gati të pranojmë shantazhe. Partia që ka probleme me grupin parlamentar duhet ta paguajë çmimin. Tani BDI ka gjashtë pozita ministrore. Nëse duan një partner të ri, atëherë duhet të heqin dorë nga dy vende. Kjo do të ishte mirë. Por në përgjithësi mendoj se përfaqësimi adekuat nënkupton diku midis pesë dhe gjashtë posteve ministrore. Meqë në këtë mënyrë jemi të ndarë, kështu është konceptuar në Kushtetutë për përfaqësim adekuat të bashkësive etnike, kështu duhet të zbatohet në praktikë”, thotë Trajanov.

Sipas tij, nëse nuk respektohet një parim, nuk respektohet Badenteri, shteti dhe institucionet nuk mund të funksionojnë me kapacitet të plotë dhe, thotë ai, kemi një numër të madh të ministrive që absolutisht nuk janë në lartësinë e detyrës. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

MEXHITI

Izet Mexhiti nga Berlini: Mërgata mposhti Jugosllavinë, andaj do ta mposhtë edhe BDI-në

IMG_1316

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

WhatsApp Image 2024-04-19 at 23.03.16 (1)

Sela: Vota për Bujarin më 24 prill dhe për Frontin më 8 maj është biletë kthyese e fëmijëve tanë të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit

Ali AHmeti

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Menduh Thaci

Thaçi thotë se Albin Kurti s’ka asnjë njeri në Maqedoni

europe elect

Anketa e “Europe Elects”: Arben Taravari prinë para Bujar Osmanit

IMG_1293

Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

INFO

NA NDIQ