Lideri i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov në emisionin 24 Analizë theksoi se,Maqedonia kakojë që është pa qeveri dhe se procesi me zgjedhjet lokale ka zgjatur shumë.
“Jemi në një situatë të vështirë dhe pandemia është një nga problemet në vend. Nëse do të ekzistonte mundësia për të formuar një qeveri më të gjerë mes dy partive kryesore, nuk do të kishim një përbërje të tillë që është e pabalancuar etnikisht.
Partitë propozojnë dhe rekrutojnë ministra dhe nuk pres që të gjithë të përfshihen në mënyrë të barabartë. Për mua është vendimtare që në periudhën e ardhshme të analizohet puna e kryeministrit dhe të gjithë ministrave veç e veç dhe kështu do të ketë dinamikë të shtuar në departamente të caktuara. Partitë më të vogla nuk janë të përfshira në Qeveri – tha Trajanov. (INA)