Lideri i Lidhjes Demokrate, Pavle Trajanov tha se kjo parti me një deputet ka kushtet e saj për të votuar zgjedhjen e qeverisë së re në Kuvend.
Arsyet e mundshme janë mospajtimi me planet programore të LSDM-së dhe përzgjedhja e kuadrove të duhura për ministra.
Në një deklaratë, Trajanov kërkoi nga mandatari Kovaçevski që të pranojë një njësi zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme.
LD e Trajanovit mori një vlerësim prej 0.1% në sondazhin e fundit të IPSOS.