Trajneri i Kosovës a po ikën për Arabi, gazetari arab jep lajmin

Picture of Ina Online
Ina Online

18/06/2025

Gazetari i Arabisë Saudite, Ahmed Ragab, ka shkruar se Al Wahda është afër emërimit të gjermanit Franco Foda si trajner të ekipit. Këtë njoftim e ka dhënë në profilin e tij në “X”, përcjell Koha.

Al-Wahda, ekip me bazë në Abu-Dhabi, është prej ekipeve më të suksesshme në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në disa media arabe është bërë e ditur se Al Wahda është klubi i vetëm aktualisht pa trajner.

59-vjeçari Foda mori drejtimin e Kosovës në shkurt të vitit 2024 dhe ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje nën drejtimin e trajnerit gjerman.

Kosova nën drejtimin e Fodas ka shënuar nëntë fitore, ndërsa ka edhe katër humbje. Një humbje e ka me rezultat zyrtar ndaj Rumanisë. Dy fitoret më të rëndësishme janë ndaj Islandës në plejofin e Ligës së Kombeve. Falë dy fitoreve, Kosova edicionin e ardhshëm do të paraqitet për herë të parë në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Krahas rezultateve pozitive, me Fodan selektor, janë afruar edhe shumë lojtarë të rinj. Së fundi për Kosovën ka pranuar të paraqitet Veldin Hoxha.

Kryetari i FFK-së për KOHËN të enjten tha se Foda do të mbetet trajner i Kosovës.

“Ka kontratë”, tha shkurt Ademi për KOHËN.

TË FUNDIT

Zjarret në Shkup nxisin krizë politike: Qeveria dërgon alarme te ambasadorët, përmenden emra të njohur!

Shqiptarja që i bëri të gjithë zviceranët të festojnë! Ja arsyeja

Anketa e UBO-s: VLEN në epërsi bindëse ndaj Frontit Evropian në Çair (foto)

Presidentja Osmani pas takimit në OKB: SHBA riafirmon përkushtimin për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Deklarata nga Trump dhe Osmani, Bytyçi tregon momentin kur Serbia synonte ta sulmonte Kosovën

Në pritje të bashkëatdhetarëve tanë, ja si është sot gjendja nëpër kufij (LIVE)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË