Trajneri Koeman pas barazimit: “Kjo nuk është Barcelona e 8 viteve më parë”…

Trajneri holandez, pas barazimit 1-1 ndaj Granadës, nuk ka dashur të flasë për të ardhmen e tij pas ndeshjes

SPANJE – Skuadra katalane sërish hodhi një hap fals në “Camp Nou”. Pas ndeshjes të së hënën në mbrëmje, Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës, ka komentuar barazimin në shtëpi kundër Granadës:

“E ardhmja ime? Unë nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Topa të gjatë? Ne nuk mund të luajmë “tiki-taka” me këta lojtarë. Kjo nuk është Barcelona e tetë viteve më parë. Ne nuk jemi të kënaqur me rezultatin, por bëmë çmos. Me pak fat mund të kishim fituar,”– ka deklaruar trajneri holandezi skuadrës “blaugrana”.

Sipas medias spanjolle, tekniku Koeman kishte marrë një ultimatum nga drejtuesit e klubit katalan për t’i fituar tri ndeshjet e radhëz, duke përfshirë edhe ndeshjen ndaj Granadës. Në rast të kundërt, ai do të shkarkohej nga detyra