Trajneri rus flet për përballjen me Spanjën, ja si do të jetë magjia?

0

Trajneri i Rusisë, Stanislav Cherchesov shpreson tek një përsëritje e historisë në takimin e nesërm përballë Spanjës. Ndërkohë, ai ka sugjeruar se do të trashëgojë ‘statusin e ngjashëm me Perandorinë’ në qoftë se skuadra e drejtuar prej tij do të kaloj në raundin tjetër të Kupës së Botës.

“Në atë kohë, ekipet spanjolle ishin të preferuara, por, për të përdorur një shprehje ruse, ‘kushdo mund të jetë Perëndi nëse përpiqet. Fernando Hierro ishte një lojtar i mirë dhe tani ai është një trajner i mirë. Ne kemi fituar kundër skuadrës spanjolle dhe shpresojmë se të dielën mund ta përsërisim atë sukses dhe të tregojmë vlerën tonë. Është e qartë se kjo është një ndeshje, një ndeshje për jetë ose vdekjeje, vetëm një ekip mund të kalojë. ka një përgjegjësi, Spanja e ndjen dhe Rusia e ndjen atë. Nëse humbni, jeni jashtë “.-deklaroi Cherchesov në konferencën për shtyp përpara sfidës me “La Roja”.

Rusia ka dështuar të mundë Spanjën në gjashtë takime që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik më 1991, por ata arritën një barazim 3-3 në ndeshjen më të fundit shtatë muaj më parë.