Tramp e largon shefin e kabinetit, është kollitur deri sa ai po fliste

0

Presidenti i SHBA-ve, Donald Tramp ishte duke dhënë një intervistë për rrjetin televiziv Ej-Bi-Si, kur në një moment dëgjon një të kollitur të fuqishme në prapavij.

Për këtë arsye ai e ka ndërprerë intervistën, kur ishte duke biseduar për tatime dhe politikat fiskale. Ai ka kërkuar menjëherë largimin e atij personi nga kabineti.

“Ai u kollit në mes të fjalimit tim. Kjo nuk më pëlqen. Nëse kollitni, ju lutem lëshone hapësirën”, deklaroi Tramp.

Më vonë është marr vesh se personi që ka kollitur ka qenë shefi i kabinetit të Trampit, Mik Malvejni. (INA)