Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, pezulloi gjithë ndihmën ushtarake për Ukrainën, pas përplasjes së tij me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, javën e kaluar në Zyrën Ovale. Sipas një zyrtari anonim të Shtëpisë së Bardhë, pauza do të zgjasë derisa Trump të përcaktojë se udhëheqësit e vendit janë të përkushtuar ndaj paqes. Sasia e saktë e ndihmës ushtarake që preket nga ky vendim, nuk është e qartë, por transferimi i armëve me vlerë 3.85 miliardë dollarë, i autorizuar nga Kongresi amerikan nën ish-presidentin Xho Bajden nuk është proceduar ende nga Shtëpia e Bardhë. Demokratët e dënuan menjëherë vendimin për pezullimin e ndihmave, duke e cilësuar si të rrezikshëm dhe të paligjshëm. /Alsat.mk
Tramp pezullon ndihmën ushtarake për Ukrainën


INA
04/03/2025
TË FUNDIT